Hoteli më i vjetër në botë, me traditë mbi 1,300 vjeçare

Gjykuar sipas librit të Guinness-it për kategorinë “Hoteli më i vjetër në botë”, fitues është një hotel në Hayakawa në Japoni, i cili ka punuar që nga viti 705.

Bota

16/03/2015 16:43

Hotel “Keiunkan Inn” është ndërtuar në vendin ku takohen lumenjtë Hayakawa dhe Jukava dhe paraqet banjën më të vjetër në botë.

Me pamje të bukur të maleve dhe lumenjve, ky vend e ka ruajtur pamjen tradicionale të tij, kurse gjatë ekzistencës së tij ka ndërruar 52 familje pronarësh.

Sipas “Trip Advisor”, ky hotel ofron strehim të përsosur, ushqim të shkëlqyer dhe qëndrim të rehatshëm. Kjo sigurisht që është rezultat i një tradite të gjatë dhe eksperience në hotelieri.

Hoteli përbëhet nga 35 apartamente të dekoruara në stilin japonez. Çmimi është rreth 269 dollarë për një natë , ku përfshihet përdorimi i pishinave të shumta me ujë termal që e kanë burimin jo fort larg nga hoteli./KosovaPress/