Hitachi në Japoni e bën robotin menaxher të kompanisë (Foto)

‘Shefi’ juaj mund të ju duket i mërzitshëm, por imagjinoni sikur të merrnit urdhra nga një robot?

Auto & Tek

10/09/2015 16:12

Ky tashmë është një realitet për punëtorët e kompanisë Hitachi në Japoni, të cilët kanë filluar të marrin urdhra nga një program i inteligjencës artificiale.

Programi është i dizajnuar për të rritur efikasitetin në magazinat në Japoni, por për disa, shpikja mund të jetë sinjal i keq për njerëzit, pasi që në të ardhmen njerëzit do të kontrollohen nga sundimtarët robotë, transmeton Lajmi.net.

Hitachi lansoi sistemin e inteligjencës artificiale në disa depo ku roboti tashmë u jep urdhra punonjësve njerëz të kompanisë.

Kompjuteri analizon se si punëtorët i trajtojnë problemet, i analizon zgjidhjet e tyre dhe i përdorë idetë më të mira për të rritur efikasitetin e tyre.

Hitachi tha se teknologjia e tillë siguron urdhra të përshtatshëm të punës të bazuar në një kuptim të kërkesës dhe grumbullon të dhëna të mëdha ditore në sistemet e biznesit të korporatave.

2C25709100000578-3229192-image-a-68_1441884963519