Historike: Patriotët e fitojnë titullin e gjashtë me radhë në Super Bowl

New England Patriots mundi Los Angeles Rams 13-3 të dielën në Super Bowl me rezultatin më të ulët ndonjëherë.

Sport

04/02/2019 09:26

New England Patriots fituan titullin e botës për të gjashtën herë me radhë, duke vendosur kështu një rekord të ri në botën e futbollit amerikan.

Ky triumf i patriotëve, i bënë ata si skuadrën më të mirë të të gjitha kohrave së bashku me Pittsburgh Steelers, përcjellë lajmi.net

Gjithashtu ky titull i gjashtë i Super Boël për Tom Brady, ishte poashtu një rekord, pasi si u bë qendërmbrojtësi më i vjetër për të fituar ndeshjen e kampionatit si 41-vjeçar.

Brady hyri në librat e rekordeve së bashku me 66-vjeçarin, Bill Belichick, i cili bëhet trajneri më i vjetër për të ngritur trofeun në Vince Lombardi.

“Është e ëmbël”, tha Belichick. “Të gjithë na kanë emëruar si favorit që nga fillimi i sezonit, në mes të sezonit dhe ja ku jemi”, ka deklaruar ai më tej pas triumfit. /Lajmi.net/