Historia që edhe mund të përsëritet

Historiania Margaret MacMillan hedh paralele në mes të Ballkanit të pragut të Luftës së Parë Botërore dhe Lindjes së Mesme sot. Ajo thotë se liderët botërorë duhet të mësojnë nga e kaluara dhe se sot ata duhet të bashkëpunojnë për një stabilitet ndërkombëtar.

Bota

17/01/2014 08:02

Historia kurrë nuk e përsërit veten, por sigurisht që rimon, të paktën kështu është thënë. Tash një historiane e respektuar ndërkombëtare është duke paralajmëruar se bota ka një numër të madh të ngjashmërive me kohën kur filloi të “krijohej” Lufta e Parë Botërore.

Ushtritë e reja të mekanizuara në fillim të shekullit të 20’të kanë prodhuar kërdi të paparë në fushëbetejat e “luftës për t’i dhënë fund luftërave” pas një shkëndije të ndezur në Ballkan pas vrasjes së Perandorit Austro-Hungarez, Dukës Franz Ferdinand.

Profesoresha nga Universiteti i Cambridge, Margaret MacMillan, debaton në atë se Lindja e Mesme mund të shikohet në ditët moderne e barasvlershme me një rajon turbulent. Një garë e armëve kimike e cila ka të ngjarë që të fillojë nëse Irani prodhon bombën “do ta bëjë botën shumë më të rrezikshme në të vërtetë, dhe kjo do të mund të çonte në rikrijimin e një lloji të fuqisë së barutit e cila shpërtheu në Ballkan para 100 vitesh- por vetëm se këtë herë do të jetë në formë të reve në formë kërpudhash”, shkruan ajo në esenë për Institutin Brookings, një institut udhëheqës në Amerikë.

Margaret MacMillan

“Përderisa historia nuk e përsërit vetën tamam, Lindja e Mesme sot ka ngjashmëri shqetësuese me Ballkanin e dikurshëm” thotë ajo. “Një përzieje e ngjashme e nacionalizmave toksine kërcënon për të nxjerrë jashtë fuqitë e mëdha si SHBA’të, Turqinë, Rusinë dhe Iranin i cili do të duhet të mbrojë interesat e saj dhe të klientëve të saj”.

MacMillan nxjerr në pah edhe disa paralele të tjera në mes të situatës së sotme dhe asaj para një shekulli. Terroristët islamikë të ditëve të sotme pasqyrojnë komunistët revolucionarë dhe anarkistët të cilët kryen një varg vrasjesh në emër të një filozofie që sanksiononte vrasjen për të arritur qëllimin dhe vizionin e tyre për një botë më të mirë. Dhe në vitin 1914, Gjermania ishte një forcë në rritje që kërkonte që të sfidonte fuqinë  e spikatur të kohës, Mbretërinë e Bashkuar. Sot, fuqia në rritje, Kina, nga disa është perceptuar si kërcënim për SHBA’në.

Kalimi nga një fuqi botërore në tjetër,  gjithmonë është parë si një kohë e rrezikshme. Në fund të viteve 1920, SHBA’të bënë një plan për të hyrë në luftë me Perandorinë Britanike e cila do të mund të shihej si pushtim i Kanadasë pjesërisht,  sepse ishte supozuar se konflikti mund të shpërthejë përderisa Amerika mori superfuqinë botërore.

Libri i profesoreshës MacMillan, “Lufta që i dha fund paqes” që është botuar këtë vit  thotë se djathtistët dhe nacionalistët ishin duke u rritur dhe u kjo pa si një faktor përpara Luftës së Parë Botërore.

 

Në Kinë dhe Japoni, patriotët e flaktë janë përflakur nga mosmarrëveshjet në lidhje me një varg ishujsh në Detin e Kinës Lindore, të njohur si Senkakus në Japoni dhe si Diaoyus në Kinë. “Rritja e shpenzimeve të ushtrisë kineze për të shtuar kapacitetet e saj detare sugjerojnë shumë strategë amerikanë se Kina po tenton që të sfidojë SHBA’në si fuqi në Pacifik, dhe tashmë ne jemi duke parë një rritje të garës ushtarake në mes të këtyre dy shteteve në këtë rajon” shkruan ajo në esenë e saj. “ The Wall Street Journal ka raporte të besueshme se Pentagoni është duke përgatitur plane kundër Kinës- që për çdo rast të jetë e gatshme”.

 

SHBA ka një marrëveshje të ndërsjellë të vetë-mbrojtjes me Japoninë dhe në vitin 2012 në mënyrë specifike ajo u konfirmua se do të mbronte edhe Ishujt e Senkaku’t. Në muajin nëntor, Kina ngriti një zonë të “mbrojtjes ajrore” përmbi ishujt dhe disa ditë më vonë dy bombardues amerikan B-52 fluturuan mbi ishujt anipse kjo ndodhi në kundërshtim me Pekinin.

“Është joshëse-  dhe një lloj kthjelltësie- që të krahasosh marrëdhëniet e sotme në mes të Kinës dhe SHBA’së dhe marrëdhëniet e një shekulli më parë në mes të Gjermanisë dhe Anglisë”, shkruan profesoresha MacMillan.  Ajo tregon për rritjen që po e drithëron SHBA’në mbi investimet kineze në Amerikë, ndërsa “kinezët ankohen se SHBA’ja po i trajton ata si një fuqi e dorës së dytë”.

 

Një tjetër ngjashmëri që e theksojnë historianët është se besimi se një luftë në shkallë të gjerë në mes të fuqive të mëdha është e paimagjinueshme, pas një periudhe të tillë të zgjatur të paqes. “Tani, si atëherë, marshimi i globalizmit na ka vënë në qetësi, dhe në një ndjenjë të rreme të sigurisë”, thotë ajo. “100 vjetori i vitit 1914 duhet të na bëjë të reflektojmë mbi vulnerabilitetin tonë për gabimin njerëzor, për katastrofat e papritura dhe për aksidentet e dukshme”.

“Në vend se të bëhet lëmsh së bashku nga një krizë në tjetrën, tani është koha që të mendojmë përsëri për mësimet e tmerrshme të një shekulli më parë, me shpresë se udhëheqësit tanë, me inkurajimin tonë, do të mendojnë se si ata do të mund të bashkëpunojnë së bashku për të ndërtuar një qëndrueshmëri dhe rend ndërkombëtar”.