Higuain publikon mesazh të fortë në Instagram pas barazimit me Tottenhamin

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka reaguar me një mesazh në Instagram pas barazimit 2:2 me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/02/2018 12:53

Gonzalo Higuain ka publikuar një mesazh në Instagram pas barazimit 2:2 me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

“Mirëdita të gjithëve, sa e lehtë është të flitet pas ndeshjes nga një dhomë ose ulëse, deri te rezultati 2:0 ishte gjithçka perfekte, pas 2:2, vlerësimi ndryshon shpejtë. Neve nuk na interesojnë fjalët, do të shkojmë në Londër për ta arritur kualifikimin”, ka reaguar sulmuesi argjentinas, përcjell “lajmi.net”.

“Një përqafim për ata që vërtetë ia duan të mirën Juventusit”, shkroi Higuain në Instagram. /Lajmi.net/