Higuain befasohet nga lojtarët e Juventusit

Gonzalo Higuain mund të jetë befasuar nga lojtarët e Juventusit.

Sport

12/11/2018 15:08

Gonzalo Higuain kërkoi falje për sjelljen e tij që i kushtoi me përjashtim nga loja, pasi gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq në minutën e 84’.

Sulmuesi argjentinas ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar të falur nga tifozët, bashkëlojtarët dhe trajneri, përcjell “lajmi.net”.

Higuain u befasua nga lojtarët e Juventusit, të cilët i dhanë mbështetje atij.

Të gjithë lojtarët e ‘Zonjës së Vjetër’ i kanë lënë nga një koment në foton e publikuar, duke i treguar se ata e kuptojnë sjelljen që e bëri mbrëmë në humbjen e Milanit, 0 me 2 ndaj Juventusit. /Lajmi.net/