Hierro e Zidane, në vend të Ancelottit – Lajmi.net
Hierro e Zidane, në vend të Ancelottit
Autori: Lajmi.net La LigaSport 15:23, 10 March 2015
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka identifikuar Fernando Hierron dhe Zinedine Zidanen si pasardhës të mundshëm të Carlo Ancelottit, në postin e trajnerit.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke shqyrtuar mundësinë e ndërrimit në stafin teknik, në rast se Carlo Ancelotti dështon gjatë këtij sezoni.

Strategu italian spekulohet se mund të shkarkohet në rast të humbjes në El Clasicos nga Barcelona më 22 mars.

Dhe, në rast se ndodh kjo, Perez ka gati dy alternativa.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, asistenti i tij i tanishëm, Fernando Hierro mund ta drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni, kurse Zinedine Zidane, do të emërohej në post për sezonin e ri.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO