Heroi Strakosha

Thoma Strakosha është shndërruar në hero për tifozët e klubit italian Salernitana, tek të cilët po qëndron i huazuar nga Lazio.

Sport

08/09/2015 16:26

Portieri kryesor i përfaqësueses U21, menjëherë ka zënë vend në formacionin startues të klubit italian, transmeton Sportal.

Strakosha ka pranuar vetëm një gol në tri ndeshje të zhvilluar në Serie B dhe Kupën e Italisë, duke u shndërruar në të preferuarin e tifozëve të cilët e kanë mbështetur me anë të banderolave të ndryshme gjatë lojëve.

Lojtari pasi u aktivizuar me Shqipërinë U21 më 3 shtator u kthye në Itali për të zhvilluar takimin e kampionatit me Avelinon dhe sot do të jetë i gatshëm përsëri për trajnerin Redi Jupi.