Herën e fundit kur Barca pranoi pesë gola, Messi kishte vetëm 16 vjet

Levante ishte skuadra që i dha fund serisë pa humbje të Barcelonës në La Liga.

Sport

14/05/2018 19:27

Është dashtë të pritet xhiroja e 37-të në La Liga, që Barcelona të pësoi humbjen e parë, ku u mposht nga Levante me rezultat 5:4.

Barcelona pranoi pesë gola në një ndeshje pas 14 vitesh. Hera e fundit kur ndodhi kjo, ishte dhjetori i vitit 2003, ku u mposht 1:5 nga Malaga.

Ajo kohë, ishte fillimi i epokës së Messit, që disa muaj më parë kishte regjistruar debutimin në Ligën e Kampionëve ndaj Portos si 16 vjeçar.

YouTube player

Barcelona e asaj kohe drejtohej nga Frank Rijkaard, dhe kishte disa yje në skuadër si Ricardo Quaresma, Javier Saviola, Patrick Kluivert, Thiago Motta, Victor Valdes, Gabri, Luis Garcia dhe disa Xavi./Lajmi.net/