Haxhiu: Thaçi po blen kohë për PAN-in (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka theksuar se është e panevojshme ftesa e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi për partitë politike.

Lajme

20/07/2017 23:04

Haxhiu ka thënë, se shefi i shtetit po mundohet me ble kohë për t’i siguruar, sipas saj, numrat për formimin e Qeverisë, nga ana e koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN).

Haxhiu ka thënë se Hashim Thaçi në vend se ta përfaqësonte unitetin e qytetarëve të Kosovës, sipas saj, ai po e bën argatin e PAN-it.

Ajo ka theksuar në emisionin “Rrokum Rroll” në TV Rrokum, se i Haradinaj nuk i ka numrat për ta formuar Qeverinë. “Unë jam e bindur që s’i kanë numrat as për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit të Kosovës”.

YouTube player