Haxhiu deputeteve të LDK-së: Mos shkoni në seancë!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos shkojnë në seancën e Kuvendit.

Lajme

26/02/2016 10:08

“Kundërshtimi i opozitës brenda dhe i qytetarëve jashtë nuk do të lejojë zgjedhjen e Thaçit president!Deputeteve të LDK-së: Mos shkoni në seancë!” ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetja Haxhiu aktualisht është në arrest shtëpiak,masë kjo e shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e parafundit të Kuvendit të Kosovës./lajmi.net