Harrojeni të shtunën, Big Brother-i i vërtetë është “Fun Club”, me Olti Currin (Foto)

Atij nuk ke ç’t’i komentosh për look-un që ka zgjedhur çdo të diel për t’u shfaqur në studion e Fun Club.

ShowBiz

30/04/2017 20:39

Olti Curri nuk e vret mendjen fort se si do duket e as e çan kokën shumë për ato kilet e tepërta, që sikur i shtohen vit pas viti dhe nuk janë dhe aq televizive. Kur ai vetë në faqen e tij bën gallatë sa do me kilet e tij, është e qartë se për komentet e të tjerëve pak i bëhet vonë.

Olti nuk është opinionisti klasik i Big Brotherit, që më së shumti tregohen të përmbajtur. Aq më pak është si opinionistët e përjavshëm, që këtë edicion ndërrohen çdo javë dhe nuk kanë pse të nxjerrin shpatat e t’u sulen banorëve. Në Fun Club nuk ka dinamika ngjarjesh, as lojëra, eliminime, nominime e më the të thashë. Krejt ndryshe nga sa ndodh të shtunën, në Fan Club në qendër janë banorët dhe vetëm ata, të tanishmit e të dikurshmit, që duhet të përballen me Olti Currin vetëm pak orë pas daljes nga shtëpia. Gjithë sa nuk është thënë brenda në shtëpi apo në studion e së shtunës, mbetet për t’u thënë në Fun Club. Dhe nuk thuhet pak. Madje thuhen edhe ato që s’ishin ndër mend të zbrazeshin, por ku të lë Olti. I rrëmon e i sulmon me të gjitha mënyrat, që të dalë tek e vetja.

Asnjë nuk kursen. As vetë Albanën, konퟜ�ikti me të cilën para dy javësh u bë lajmi i ditës. Olti Curri doli edhe kundër vetë produksionit të spektaklit. “Kundër Top Channel”, u përkthye lart e poshtë. Por po të shohësh titrat në fund të spektaklit, Olti Curri kësaj here nuk është thjesht opinionist i Fun Club. Është edhe autor, pra pjesë e Top Channel, të paktën në këtë projekt. Edhe vetë televizionit i ka pëlqyer kjo mënyrë e shoët televiziv? Apo mos ndoshta është një strategji e Oltit dhe Albanës edhe sherrosja në mes të studios, si të ishin dy deputetë të partive të kundërta? Po të shohësh foton që ka postuar Albana sot, ku ka shkruar se nuk shtyhet e diela pa sherr, mund të jetë edhe kështu.

Por neve pak na intereson. Natyrës tonë, që të dielën në drekë e do dhe pak gallataë (nëse ka dhe ca sherr aq më mirë) Fun Club i rri tamam për shtat. Ngaqë aty gjërat thuhet troç. Banorët janë tamam “vetvetja”, siç vdesin të jenë që kur u shpik Big Brother, kurse Olti Curri është qershia mbi tortë. Një perosnazh televiziv i vërtetë, ndër të rrallët të tillë, që nuk ia përton askujt. Të kishim dhe ca të tjerë nga këta që s’ta përtojnë!