Haradinaj: Vet i pagova pushimet në Zvicër, me kushtuan 7 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të tij.

Lajme

04/01/2018 13:23

 

Ai pohoi se pushimet i kanë kushtuar shtatë mijë euro, dhe jo shuma prej për të cilën flitej në media.

Ai këtë e tha gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës, i cili është pritur nga kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, me të cilin diskutuan për shumë çështje, si arsimi, sporti, shëndetësia, biznesi.

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin zhvillimor të Komunës dhe reformat ekonomike në nivel të vendit. /Lajmi.net/