Haradinaj thotë se Qeveritë e shteteve të BE-së po hezitojnë për liberalizimin e vizave – Lajmi.net
Haradinaj thotë se Qeveritë e shteteve të BE-së po hezitojnë për liberalizimin e vizave
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:36, 8 November 2018
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Haradinaj aty u pyet edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku tha se disa shtete anëtare të BE-së, hezitojnë ta fusin në rend dite këtë pikë.

“Ne kemi kaluar dy moment të rëndësishme për këtë temë. Kemi kaluar votimin në Parlament, pra tani na ka mbetur zbatimi i këtij vendimi që duhet të merret në Këshill. Qeveritë e shteteve të BE-së kanë hezitim me e fut në rend dite këtë çështje”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Megjithatë, shtoi Haradinaj, kjo çështje ka gjasa që të hyjë në agjendë, dhe nëse ndodh një gjë e tillë sipas tij, votimi do të jetë pro.

Ndërkohë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se heqjen e vizave e kanë premtuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Ajo theksoi se Kosova është duke insistuar që kjo pikë të futet në agjendë, dhe se sipas saj, nga BE-ja është premtuar që me votimin e Demarkacionit, do të përfundojë edhe çështja e vizave./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO