Haradinaj thërret përsëri Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Lajme

31/03/2018 10:17

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Kjo është mbledhja e dytë që kryeministri Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, brenda pak ditëve.

Këto mbledhje mbahen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me arrestimin e Marko Gjuriqit dhe 6 qytetarëve turq, të cilët Turqia i konsideron si pjesë të organizatës së Fetulla Gylenit./Lajmi.net/