Haradinaj ofendon gazetarët (VIDEO) – Lajmi.net
Haradinaj ofendon gazetarët (VIDEO)
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:51, 13 September 2017
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ofenduar gazetarët gjatë një konference për media që ka mbajtur pas vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës.

I pyetur nga gazetarët se Ambasada Amerikane, sipas raportimeve në media, nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk është përgjigjur për këtë çështje, derisa i ka quajtur gazetarët të pashkollë.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, a s’dini të lexoni anglisht, a s’po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, nuk kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thua ti nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, ka thënë Haradinaj, duke iu drejtuar një gazetareje në konferencën për media.

 

Fjalët kyçe: Gazetarët, Ramush Haradinaj

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy