Haradinaj falënderon ish-deputetin Neziraj për kontributin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-deputetin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj.

Lajme

18/11/2017 13:08

 

Xhevdet Neziraj, ish-përfaqësues i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit, duke ofruar përkrahjen e partisë së tij për agjendën shtetërore në Kosovë, thuhet në njoftim.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ish-deputetin Neziraj për kontributin e komunitetit që ai përfaqëson në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për kontributin e tij konkret gjatë mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /Lajmi.net/