Haradinaj ankohet për pagën e vogël të tij dhe këshilltarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ankuar sot për pagën e tij prej 1300 euro.

Lajme

07/12/2017 19:02

Në seancën e sotme e cila është duke u mbajtur që nga mëngjesi, Haradinaj ka treguar për pagat e kabinetit të tij.

“Rroga e kryeministrit të Kosovës, është 1300 euro për besë është zor, mbani mend këshilltarët e mi e kanë 540 euro, shefi i zyrës për informim e ka 370 euro”, ka thënë Haradinaj në foltoren e Kuvendit

Po ashtu kryeministri ka arsyetuar edhe blerjen e telefonave duke thënë se sot pa të nuk punohet.

“Telefona kena ble, ama a mundet me punu pa qita dikush sot, ken able telefona por jo ma të shtrejtit”, ka shtuar

Ndër tjerash Haradinaj ka thënë  Edhe një sen po ja thom se po ka zëvendësministra vec mane në mend që nuk ka ma shumë se në qeverinë e kaluar, ka thënë Haradinaj.