Hamilton niset i pari në Australi

Ngasësi i Mercedesit, Lewis Hamilton siguroi pozitën e parë startuese në garën për Çmimin e madh të Australisë, e para në edicionin e ri të Formulës 1. Hamilton doli para ngasësit të ri të Red Bullit, Daniel Ricciardo për 0.317 sekonda. Kurse, kampioni në fuqi Sebastian Vettel në bolidin tjetër të Red Bullit zhgënjeu dhe…

Sport

15/03/2014 08:43

Ngasësi i Mercedesit, Lewis Hamilton siguroi pozitën e parë startuese në garën për Çmimin e madh të Australisë, e para në edicionin e ri të Formulës 1.

Hamilton doli para ngasësit të ri të Red Bullit, Daniel Ricciardo për 0.317 sekonda. Kurse, kampioni në fuqi Sebastian Vettel në bolidin tjetër të Red Bullit zhgënjeu dhe përfundoi i 12’ti.

Kolegu i Hamiltonit, Nico Rosberg do të niset i treti para debutuesit në McLaren, Kevin Magnussen i katërti dhe Fernando Alonsos në Ferrari i pesti.

Kolegu i spanjollit, Kimi Raikkonen do të fillojë garën i 12’ti për shkak të një aksidenti në seancën e dytë të kualifikimeve pak pasi kompletoi një xhiro me kohë 1.6 sekonda më të ngadalshme se Alonso.

 Nisja: 

1 Sebastian Vettel

2 Daniel Ricciardo

3 Jenson Button

4 Kevin Magnussen

5 Nico Rosberg

6 Lewis Hamilton

7 Fernando Alonso

8 Kimi Raikkonen