Hakerët zbulojnë celularin e ardhshëm të Sony

Celulari i ardhshëm i Sony është zbuluar nga një fotografi që e kanë postuar hakerët korean të cilët e sulmuan ditë më parë kompaninë për shkak të filmit “The Interview”.

Auto & Tek

21/12/2014 18:09

Celulari do të shfaqej në filmin e rit të James Bond, si celulari i tij personal dhe që do të bëhej paraqitja e parë e tij aty, por hakerët po vazhdojnë që ta shantazhojnë kompaninë me shumë zbulime të tjera të cilat ishin sekrete të Sony.

Pajisjet e James Bond janë bërë një pjesë e rëndësishme e secilit film, por as edhe ky film nuk mundi t’i shpëtojë sulmit kibernetik që hakerët korean e bënë në Sony Pictures, transmeton Lajmi.net.

Koncepti i ri i celularit tregon se ky do të jetë edhe celulari i ardhshëm i Sony – që besohet të jetë Xperia Z4 – ku ishte shkëputur nga të dhënat e Sony Pictures Entertainment përmes hakerëve.

Së bashku me detajet e celularit ishin zbuluar edhe planifikimet që Sony i kishte bërë për shpenzime kur celulari do të vendosej në prodhim më të gjerë.

Fotografitë e Daniel Craig duke e përdorur celularin do t’i sillnin aktorit një shumë prej $5 milionë, transmeton Lajmi.net.

I koduar si “The Elemental”, gjenerata e katërt e Xpera Z4 duket ngjashëm me modelet e mëhershëm të celularëve Xperia Z3 dhe Z2 nga Sony.

Por kompania siç duket është duke konsideruar dizajne të ndryshme të cilat i tregon edhe ky koncept i celularit.