Hajduti më i shpejtë i veturave Porsche (Video)

Policët në Britani po kërkojnë një person që u përpoq të vidhte dy makina sportive Porsche, brenda 20 minutash.

Bota

11/11/2015 19:53

 

Policët kanë parë filmimet e kamerave që tregojnë të dyshuarin që përpiqet të vjedhë një Porsche të kuq në qendër të Londrës.

Alarmi i makinës u fik, por personi nxori një thikë duke çarë çatinë e makinës. Ai hyri brenda makinës që vlen plot 90 mijë paund dhe u përpoq të ndizte makinën. Por, kur pa se nuk po e niste dot automjetin, doli sërish nga çatia.

Vetëm 20 minuta më vonë, njësoj si në skenat e filmit të Nicolas Cage, “Gone in 60 seconds”, ku hajdutët do të vjedhin një seri supermakinash, ky person u shfaq në një tjetër kamerë duke u përpjekur të vjedhë një Porsche Cayenne gri. /Top Channel/

YouTube player