Hajde ta kallim…

Nga tymnaja që shkaktojnë flakët e mëdha, shumë personave u duhet ndihma mjekësore në Indonezi. Vlerësohet se rreth 30 mijë njerëz nga province Riau, në ishullin Sumatra, janë sëmurë si pasojë e ekspozimit në ajër të dendur. Pamjet janë shokuese.

Bota

04/03/2014 22:23

Në stinën e pranverës, fermerët  në Indonezi djegin fushat që t’i përgatisin terrenin për mbjellje. Por, nga tymnaja që shkaktojnë flakët e mëdha, shumë personave u duhet ndihma mjekësore.

Vlerësohet se rreth 30 mijë njerëz nga province Riau, në ishullin indonezian të Sumatrës, janë sëmurë si pasojë e ekspozimit në ajër të dendur që është shkaktuar nga djegiet bujqësore në ishull.

“Rastet e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes si dhe sëmundje të tjera si pneumonia, astma, iritim i syve dhe i lëkurës, janë rritur shumë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive, Sutopo Naugroho.

Zyrtarët e tjerë kanë thënë se deri më tani janë raportuar 330 vende ku janë akoma të ndezura  zjarre. Autoritetet e rendit deri tani kanë arrestuar rreth 30 persona të cilët kanë ndezur zjarret dhe janë duke përdorur aeroplanët për t’u përballur me flakët e mëdha.

 

Disa vende të Azisë Juglindore, duke përfshirë këtu indonezinë, Tajlandën dhe Malajzinë, janë duke kaluar nëpër kriza të mëdha të ndotjes së ajrit si pasojë e djegjeve të qëllimshe të fushave nga ana e fermerëve. Kryesisht vënia e zjarreve fillon në stinën e pranverës dhe duke djegur fushat, pasi që fermerët përgatisin terrenin e tyre për mbjellje.