Habiti të gjithë! Rashel me dedikim emocional në skenën e ‘Dance With Me’

Rashel Kolaneci së fundmi i ka emocionuar të gjithë në ‘Dance With Me’.

ShowBiz

23/10/2018 16:10

Ndonëse disa javë më parë Rasheli u kritikua në skenën e ‘Dance With Me’ me kërcimin mjaft provokativ, mund të themi se këtë javë e mbuloi atë ‘gabim’ me diçka që i ka emocionuar të gjithë, transmeton lajmi.net

Nën tingujt e këngës “You are Beatiful” Rasheli performoi përkrah balerinëve dhe partnerit të saj Seldi.

Por kjo këngë nuk ishte aspak e rastësishme, pasi bukuroshja kishte menduar t’ja dedikonte këtë performancë të gjitha femrave që vuajnë nga sëmundja e kancerit të gjirit.

“Kjo këngë nuk është e rastësishme! Jemi në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit dhe kjo performancë i kushtohet atyre. Kjo është për të gjitha vajzat dhe gratë që janë pre e kësaj sëmundje. Ju jeni shumë të bukura”, u shpreh Rasheli.

Performanca e cila u vlerësua dhe komplimentua mjaft si nga juria po ashtu dhe nga duartrokitjet e publikut arriti t’i siguronte Rashelit dhe Seldit vendin e dytë./Lajmi.net/