Gwyneth Paltrow poston recetën 200 dollarëshe të lëngut të mëngjesit

Gwyneth Paltrow ka postuar në website’n Goop recetën e lëngut të saj të preferuar të cilin aktorja e pi çdo mëngjes, edhe nëse nuk detoksikohet.

Fun

16/03/2016 22:50

Sipas Daily Mail përbërësit e lëngut kushtojnë 200 dollarë.

Në krye të përbërësve të shtrenjtë, receta thotë se mund të zgjidhni “pluhur hëne”, një lloj pudre e ngrënshme që shitet nga Goop.

Ja receta e plotë:

1 filxhan qumësht bajameje

1 lugë gjelle me gjalpë bajame

1 lugë çaji me vaj are kokosi

2 lugë gjelle me pudër proteinash kërpudhash dhe vanilje

1 lugë çaji maka

1 lugë çaji ashwagand ha

1 lugë çaji ho shou wu

1 lugë çaji cordy ceps

1 lugë çaji me pluhur hëne: pluhur aksioni për të zbutur muskujt e stërvitur, pluhur bukurie për t’i dhuruar shkëlqim lëkurës së fytyrës tuaj dhe për të pasur flokë të shëndetshëm, pluhur truri për të ndrequr paqartësitë në mendje, pluhur të natës së mirë kur gjumi nuk është i qetë, pluhur seksi për e dini vetë, pluhur shpirt për të pasur një perceptim jashtshqisor.

Pak kripë nga Himalajet./Oranews.