Gurabi me kakao

Jeni pushim dhe nuk keni ide se çfarë të përgatisni përpos drekës? Për këtë, përgjigje kemi ne. Ju mund të përgatisni gurabi me kakao, të cilat mund t’i përcillni me çaj ose qumësht. Ide e mirë për këtë fundjavë! Kohëzgjatja e përgatitjes: 40 minuta Përbërësit (për 6-10 persona): 2 vezë 2 filxhanë sheqer 2 filxhanë…

Lifestyle

26/01/2014 10:45

Jeni pushim dhe nuk keni ide se çfarë të përgatisni përpos drekës? Për këtë, përgjigje kemi ne.

Ju mund të përgatisni gurabi me kakao, të cilat mund t’i përcillni me çaj ose qumësht. Ide e mirë për këtë fundjavë!

Kohëzgjatja e përgatitjes: 40 minuta

Përbërësit (për 6-10 persona):

2 vezë

2 filxhanë sheqer

2 filxhanë vaj

2 filxhanë kos

1 paqetë sheqer vanille

1 lëvore limoni

1 paqetë pluhur pjekje

11 filxhanë miell

1 paqetë rrush të terur

1-2 paqeta (sipas dëshirës) kakao

Përgatitja:

Në fillim vendosim në një enë 2 vezë, 2 filxh. sheqer dhe 2 filxh. vaj. I përziejmë pak dhe i shtojmë edhe 1 paqetë sheqer vanille, 1 paqetë pluhur pjekje dhe 11 filxhanë miell.

I përziejmë mirë dhe shtojmë rrush të terrur. Pasi bëhet brumi, e ndajmë në dy pjesë – gjysmën e bëjmë me kakao dhe gjysmën e brumit e lëmë të bardhë, pa kakao.

Në fund, të dy pjesët i bëjmë në copa të vogla dhe i bashkojmë gjysmën e bardhe dhe gjysmën me kakao, duke i vendosur në tepsi.

Tepsinë e vendosim në furrë në temperaturë 250 gradë për 15 minuta. Pas 15 minutave e nxerrim tepsinë dhe do të kemi gati Gurabinë e shijshme me kakao.

Ju bëftë mirë.