Gruaja e vdekur kalon 11 orë në morg, zgjohet dhe shkon në shtëpi

Një familje që nënshkroi certifikatën e vdekjes së një gruaje 91 vjeçare ishin tronditur kur ajo u kthye në shtëpi nga morgu pas 11 orëve.

Fun

14/11/2014 16:26

Janina Kolkiewicz u shpall e vdekur – por stafi i morgut vërjeti disa lëvizje të vogla të trupit në çantën të cilën ishte vendosur ajo.

Ata e hapën çantën e trupit të saj dhe gruaja doli të jetë e gjallë, dhe u tha atyre: “Ishte shumë ftohtë aty brenda, por jam mirë”, transmeton Lajmi.net.

Doktori i familjes e kishte kontrolluar pulsin e gruas pasi që ajo kishte pushuar së lëvizuri, dhe e shkroi më pas certifikatën e saj të vdekjes. Përgatitjet për funeralin e saj veçse kishin filluar.

“Isha e sigurt se ajo kishte vdekur”, tha Dr.Wieslawa Czyz.

Certifikata e vdekjes tani është shpallur e pavlefshme dhe Kolkiewicz përjetoi një ngjarje të hidhur e cila ka mundur ta çojë atë në një fazë të çmendurisë.

Policia është duke e hetuar këtë rast.