“Grejpfruti” magjistari për tretjen dhe kolesterolin

Dieta me grejpfrut është dietë me kalori të ulëta, e cila është e bazuar në supozimin se grejpfruti përmbanë substancë “magjike” e cila kur konsumohet në organizëm sëbashku me proteinet sjell në djegien e yndyrnave dhe shkatkon humbje të peshës së trupit.

Lifestyle

02/04/2016 18:12

Veç këtyre, grejpfruti përmban një numër të lartë të përbërësve që i ndihmojnë trupit të njeriut të luftojë të ftohtin dhe është vërtetuar që parandalon lloje të ndryshme të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo dietë për herë të parë është paraqitur në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe ishte e njohur si dieta e Holivudit.

Sot, disa njerëz e quajnë edhe si Mejo Klinik dietë, edhe pse dieta nuk ka asnjë lidhje me organizatën amerikane e cila e mban atë emër. Dieta me grejpfrut duhet të mbahet 12 ditë. Gjatë asaj periudhe mund të humbasni deri më 5 kilogram.

Përbërësit:

Një grejpfrut i madh

Një lugë gjelle mjaltë

Ndajeni grejpfrutin më dysh, i cili preferohet të jetë i ftohtë dhe futni dy pjesët bashkë me mjaltë në mikser dhe përzieni derisa të bëhet lëng i pijshëm.

Kjo pije magjike përmban elemente si:

Pektinë – që kontribuon për heqjen e kolesterolit të tepërt. Gjithashtu e zvogëlon nivelin e insulinës në gjak dhe e stabilizon metabolizmin.