Granit Xhaka prezanton nënën, e uron me fjalë zemre pranë këtij imazhi

Sot është një ditë e veçantë në familjen Xhaka.

ShowBiz

14/11/2018 10:07

Në familjen Xhaka sot festohet ditëlindja e zonjës së shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Ishte futbollisti i njohur ai i cili nëpërmjet një fotografie nga arkivat ka zgjedhur ta uroj nënën e tij me rastin e ditëlindjes.

‘’A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri. Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri. Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote. Se dashuri pa hile është veç dashuria jote. Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi. Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty’’ , ka shkruar Xhaka pranë postimit.

Xhaka luan për ekipin e Arsenalit si mesfushor ndërsa do të luaj për Zvicrën në kuadër të ligës së Kombeve./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqJ11X6gs08/