Granatohet godina e Qeverisë së Maqedonisë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sonte rreth orës 21 në afërsi të Qeverisë së Maqedonisë, njoftojnë portale maqedonase.

Lajme

10/04/2015 23:30

Ministria e Brendshme para pak qastesh, ka konfirmuar se një predhë ka rënë në oborrin e Qeverisë, pranë njërit prej blloqeve të godinës qeveritare, por nuk e ka dëmtuar atë.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e antiterrorizmit dhe një numër i madh forcash policore që kanë nisur hetimet.

Dëshmitarë okularë kanë thënë për portalin “Plusinfo” se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe se është dukur sikur predha ka ardhur nga ana e Kalasë së Shkupit, të cilën nga objekti i Qeverisë e ndan lumi Vardar. /KosovaPress/