Grabitje në Tiranë, i riu qëllohet në kokë me pistoletë
Një i ri është goditur me pistoletë dhe më pas është grabitur. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “3 Dëshmorët”.

Lajme
Burime policore thanë për SYRI.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku i riu me inicialet J. K., është ndjekur dhe qëlluar me qytën e pistoletës në kokë.
Më pas, personat ende të paidentifikuar, e kanë grabitur të riun, duke i marrë telefonin dhe një varëse floriri që kishte në qafë.
22-vjeçari me inicialet J. K., është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa burime nga policia thanë se janë duke punuar për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.