Grabitje në Kamëz, plagoset menaxherja e një supermarketi (Video)

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar disa të shtëna në zonën e Kamzës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një Big Market dhe dyshohet se një 19 vjeçare me inicialet I. D., ka mbetur e plagosur.

Lajme

16/06/2016 23:06

Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë tentuar të grabisin një supermarket.

Por gjatë grabitjes, grabitësit kanë hasur në rezistencën e punonjësve të biznesit.

Grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të menaxheres, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë.

E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi kanë qëlluar, grabitësit janë larguar me një motor, të cilin e kanë braktisur disa metra më tutje.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në kërkim të autorëve.

YouTube player