Grabitje e armatosur në një restorant në Prishtinë

Në një restorant në Prishtinë dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje.

Lajme

15/01/2019 08:41

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, është raportuar një grabitje e armatosur, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, katër meshkuj kanë raportuar se derisa kishin qenë në vendin e punës në një restorant,  aty brenda kishin hyrë dy persona të maskuar e të armatosur dhe nën kërcënim të armëve nga viktimat kishin grabitë para.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/