Google po ua vjedhë fotografitë e smartfonit, ja si ta ndaloni atë

Kur përdorni për herë të parë aplikacionin fotografik të Google, do t'ua ofrojë mundësinë nëse doni që fotot dhe videot tuaja të mbështeten nga Google.

Auto & Tek

03/12/2018 18:12

Mund të shikoni se cilat të dhëna të tilla mund të kopjohen nga telefoni juaj në serverat e Google në cilësimet e smartphone tuaj Android. Shkoni te “Settings/Accounts/ Google dhe do të gjeni opsionet për të çaktivizuar sinkronizimin në secilën kategori, transmeton lajmi.net.

Çdokush që po pyetet se si fotot dhe videot përfundojnë në serverat e Google, duhet të hedhë një vështrim në cilësimet e aplikacionit të tyre të fotove të Google.

Këtu mund të fikni funksionin e sinkronizimit, përkatësisht fotot dhe videot të ruhen vetëm në telefonin tuaj të mençur. /Lajmi.net/