Google nuk do të shfaqë më autorin e përmbajtjeve

Para gati tre vitesh, Google filloi të përfshinte edhe autorët e përmbajtjeve tek rezultatet e kërkimit. Në rezultatet e kërkimit tek Google shfaqej emri i autorit të një artikulli të caktuar, blogu ose webfaqe, fotoja e tij, si dhe profili i tij në Google+. Por tani, kjo nuk do të ndodhë më.

Auto & Tek

30/08/2014 21:33

Google ka vendosur që ta heqë këtë veçori, sepse sipas saj, ishte e padobishme për përdoruesit, madje i shpërqendronte ata. Shfaqja e autorit të përmbajtjes i bënte rezultatet e kërkimit shumë personale.

Google e pati shumë të vështirë implementimin e autorëve të përmbajtjes tek rezultatet e saj të kërkimit. Aplikantët duhet të kishin një llogari personale në Google+, një foto profili, duhej të lidhnin faqen e tyre në ueb nëpërmjet Google+, duhet të verifikonin me mesazh elektronik faqen e tyre ueb, si dhe duhet të shkruanin një skript në çdo faqe, ku përshkruhej autori i përmbajtjes.

Pasi t’i bënin të gjitha këto, aplikantët pjesëmarrës  duhej të prisnin për një kohë të pacaktuar, ndoshta edhe muaj, që të shfaqej emri i autorit të përmbajtjes në rezultatet e kërkimit tek Google. Me pak fjalë, kjo veçori ishte një dështim për Google-in. /Krokodili.al