Gold AG fjalë zemre për babain: Veç sytë me t’i pa, krejt botën e kisha dhënë

Reperi Gold AG është artist shumë i sukseshëm dhe njëherësh shumë i kërkuar.

ShowBiz

21/04/2018 08:01

Ai vazhdimisht kujdeset për fansat e tij që t’u sjell këngë të reja, shumë prej tyre bashkëpunime, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, reperi në shumë raste publikon edhe imazhe nga përditshmëria, kurse së fundi ai i bëri një dedikim babait të ndjerë.

“Veç sytë me ti pa, krejt botën e kisha dhonë… BABI”, kishte shkruar Goldi mbi fotografinë e babait.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold Ag është “Gurbetqari”, këngë kjo në duet me Shyhrete Behlulin e publikuar më 8 prill. /Lajmi.net/

Veç sytë me ti pa , krejt botën e kisha dhonë … BABI

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on