Godin – Atletico Madrid, deri më 2019

Qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka nënshkruar kontratë të re me klubin, deri më 2019.

Sport

20/08/2015 22:43

Qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin ka vazhduar kontratën e tij me klubin, deri më 30 qershor të vitit 2019.

Klubi nga Vicente Calderon ka publikuar një komunikatë zyrtare duke njoftuar për arritjen e marrëveshjes me një prej futbollistëve kryesorë të ekipit.

Godin zgjoi interesim nga Milan gjatë këtij afati kalimtar të verës, por ka konfirmuar të ardhmen e tij në Atletico Madrid.