Gjysma e gjermanëve kundër mandatit të katërt të Angela Merkel

Sipas një sondazhi të publikuar sot nga “Welt am Sonntag”, pothuajse gjysma e gjermanëve janë kundër që kancelarja Angela Merkel të fitojë mandatin e katërt.

Bota

29/11/2015 13:28

Sipas një studimi të kryer nga Enmid, 48 për qind e qytetarëve nuk dëshirojnë që Merkel të kalojë edhe një mandat tjetër si kancelare e Gjermanisë, derisa të njëjtën kohë 44 për qind e të anketuarve tjerë mbështesin idenë që ajo edhe pas vitit 2017 të mbetet në zyrën e kancelarit, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht dallimeve brenda partisë mbi politikën ndaj refugjatëve, anketa tregon se Merkel ka mbështetjen e njerëzve të saj, sa që 87 për qind e tyre mbështesin mandatin e saj të katërt, derisa vetëm 12 për qind ishin kundër.

Megjithatë, shumica e gjermanëve, më saktë 47 për qind e të anketuarve konsiderojnë se qasja e saj ndaj krizës së refugjatëve është e gabuar, derisa 40 për qind tjerë e konsiderojnë si të saktë. (lajmi.net)