Gjuriq: Shqiptarët dhe serbët do të jenë aleatë në vitin 2025

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka vlerësuar se serbët dhe shqiptarët e Kosovës, deri në vitin 2025 do të jetë miq dhe aleatë.

Lajme

01/10/2014 19:34

Këto komente Gjuriq i ka bërë gjatë një takimi që pati me përfaqësuesin e OSBE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Gerard Studman.

Mirëpo, sipas tij, afrimi i shqiptarëve dhe serbëve do të varet nga politikanët në Beograd dhe Prishtinë se si do të veprojnë në vitet në vazhdim.

“Mendoj se është realiste mundësia që shqiptarët dhe serbët të jenë miq dhe aleat në vitin 2025, por varet nga ne politikanët se çfarë do të bëjmë në vitet e ardhshme”, ka thënë Gjuriq.