Gjuriq provokon rëndë: Nota e protestës nga Kosova, muzikë për veshët e mi!
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se nota e protestës e dërguar nga Kosova për shkak të vizitës së tij ilegale në pjesën veriore të Mitrovicës, për të paraqet vetëm muzikë për vesh.
Lajme
Ai ka shtuar se “ata që kundërshtojnë të drejtat bazë për lirive të njeriut rrënojnë kredibilitetin e tyre politikë dhe pozicionin politik”.
“Autoritetet e Prishtinës më mirë të luajnë nota të paqes dhe të normalizimit të marrëdhënieve dhe lëvizjes së lirë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
“Nuk e kam të qartë se si dikush që nuk është shtet mund t’i dërgojë dikujt çfarëdo note proteste, por mirë, çfarë dëshironi…”, ka thënë ai.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka dërguar notë protestë Bashkimit Evropian për shkak të vizitës ilegale të Gjuriqit. /Lajmi.net/