Gjithçka në jetë është relative

Sipas Miley Cyrus, gjithçka është relative në jetë, edhe performancat e saj provokuese. Ylli 21 vjeç e njohur për hitin ‘Wrecking Ball’, e arriti kulmin pas lëvizjeve ekzibicionale gjatë ‘MTV Video Music Awards’ përkrah Robin Thicke. Përkundër faktit se ka përfunduar në faqet e para të gazetave për vallëzimet e saj provokuese, këngëtarja është e…

ShowBiz

27/12/2013 19:00

Sipas Miley Cyrus, gjithçka është relative në jetë, edhe performancat e saj provokuese. Ylli 21 vjeç e njohur për hitin ‘Wrecking Ball’, e arriti kulmin pas lëvizjeve ekzibicionale gjatë ‘MTV Video Music Awards’ përkrah Robin Thicke.

Përkundër faktit se ka përfunduar në faqet e para të gazetave për vallëzimet e saj provokuese, këngëtarja është e bindur se shpejt ky skandal do të harrohet.

“Mbrëmë isha duke folur me miqtë e mi për disa performanca të Maddonas dhe thashë: Në një pikë, gjithçka është relative”, ka thënë ylli i muzikës në një intervistë për New York Times.

“Më duhet ta them se askush më nuk mendon për ekzibicionin tim në Like A Virgin të VMA. Është bërë një standardi imi dhe të gjithë mendojnë: Kjo është ajo. Për këtë, mendoj se e njëjta gjë mund të ndodh edhe me paraqitjen time në VMA”, vazhdoi ajo. Në fillim të muajit, në një artikull për Vulture Joe Jonas, ka thënë se e kishte provuar marihuanën në adoleshencë.