Gjimshiti me të dashur serbe

Berat Gjimshiti debutoi me Kombëtaren e Shqipërisës ndaj Danimarkës. Ai pati paraqitje mjaft të mirë duke e zëvendësuas për mrekulli Elseid Hysajn e lënduar.

Sport

05/09/2015 19:19

Por kush është Berat Gjimshiti?

Berat Gjimshiti ka lindur në Zyrih më 19 shkurt 1993 dhe është 1,90 metra i gjatë. Karrierën e futbollistike e ka nisur te Zurich-Affoltern dhe më pas kaloi te ekipi i Zurichut ku luan edhe sot. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-18, U-19 dhe U-21 të Zvicrës por në fund pranoi të luante për Kombëtaren e origjinës së tij, shkruan Portali Albeu.

Por edhe pse shumë i ri në moshë Berat Gjimshiti ka në krah një të dashur shumë simpatike, e cila quhet Alisa Menkovic. Sigurisht që një djali 1,90 metra të gjatë do ti shkonte një super-emër në krah. Ajo është serbe, por jeton në Zyrih me Beratin, transmeton Portali Albeu.