Gjilani hap zyrën e gjendjes civile për banorët e Luginës së Preshevës

Komuna e Gjilanit sot ka hapur zyrën për banorët e Luginës së Preshevës. Vendimi për hapjen e kësaj zyre ishte marrë një vjet më parë në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

30/12/2014 16:29

Në Gjilan është hapur zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Vendimi për hapjen e kësaj zyre ishte marr vitin e kaluar nga Kuvendi i Kosovës.

Lajmin për hapjen e kësaj zyre e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook. Ai ka shkruar se më këtë është realizuar sot një borxh i vogël ndaj bashkëqytetarëve tanë për të drejtat civile.

“Sipas vendimit të Kuvendit dhe Rezolutës së miratuar vitin e kaluar, sot në Komunën e Gjilanit e hapëm Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.

“Është realizuar sot një borxh i vogël ndaj bashkëqytetarëve tanë për të drejtat civile, për të drejta të barabarta dhe për mundësi të barabarta në Gjilan që do t’i garantojmë bashkë. Është vetëm një zyre që fillon t’i grumbulloj dhe t’i administrojë problemet, për t’i përcjellë në qeveri për të ndikuar në ndryshim të ligjit dhe rregullim të dokumentacionit”, ka shkruar Haziri.