Gjiko flet për herë të parë pas sherrit me Blunt, befason me përgjigjen

Dj Blunt, Real 1, Ledri dhe Gjiko kanë qenë kryetemë e medieve rozë javët e fundit.

ShowBiz

18/03/2018 14:25

Blunt dhe Real kishin ‘ngacmuar’ përmes rrjeteve sociale dy reperët, e ky lajm bëri xhiron, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, reperi Gjiko ka qenë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku shpalosi shumëçka nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe lidhur me sherrin mes tyre, por duke mos dashur ta komentojë ai dha një përgjigje interesante.

“Kjo nuk është temë për televizor. Nuk ia vlen. Unë s’kam dalë këtu që të bëj marketing pa para!”

Ndërsa, i pyetur se a mund të ishte kjo mosmarrëveshje vetëm për të marrë vëmendje, ai shtoi  “S’ma merr mendja se mund të bëhemi aq të pashpirt dhe aq të këqinj e të ulët… Unë nuk merrem shumë me këto gjëra se i kam 99 punë për të bërë dhe asnjë k*rvë nuk është 1!”.

Ermali nuk i kishte lënë anash ‘ngacmimet’ gjatë gjithë mbrëmjes lidhur me këtë çështje, ai e kishte pyetur Kejvinën se cili është reperi i saj i preferuar, e përgjigja  e saj ishte “Dj Blunt”. /Lajmi.net/