Gjersa është në pushime, Luana Vjollca arrin këtë sukses

Para pak ditëve lansoi këngën e re "Boll u bo tu vujt".

ShowBiz

21/02/2019 17:40

Kjo këngë e Luana Vjollcës u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar pasi vetëm në pak ditë ka mbledhur mbi 2 milionë shikime në YouTube, shkruan lajmi.net.

Mesa duket fansat e pëlqejnë tejet shumë muzikën e saj pasi po thyen rekord dëgjueshmërie për një kohë të shkurtër.

Këtij suksesi Luana iu gëzua pa masë, e cila videon e ndau me ndjekësit në llogarinë e saj publike, Instagram.

Pas suksesit të kësaj kënge, Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimi në Austri bashkë me familjen e saj. /Lajmi.net/