Keni bërë plane për plazh? Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Masat ajrore Afrikano-Veriore do të ndikojnë në territor duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë dominante

Lajme

29/07/2017 08:34

Orët e mesditës sjellin vranësira kalimtare në Veri-Verilindje të vendit. Pasditja do të mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore lindore do të kenë edhe kalime vranësirash të lehta.

Në këto kushte, territori shqiptar mbetet deri mëngjesin tjetër.

Temperaturat e ajrit do rriten ndjeshëm në mesditë kur pritet që Tirana, Elbasani, Kuçova, Fieri, Berati dhe Gjirokastra të shënojnë vlera mbi 36 ºC. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1- 2 ballë.