Gjermania nderon studenten që u vra në mbrojtje nga dhunimi të dy grave

Mijëra njerëz kanë ndezur qirinj në Gjermani për të nderuar janë stendenten e cila u rrah për vdekje pasi pengoi një grup meshkujsh që po tentonin të dhunonin dy femra.

Bota

29/11/2014 23:30

Tugce Albayrak, 22 vjeçare, ndërhyri kur ajo dëgjoi dy femrat teksa bërtisnin për ndihmë në një tualet në një restorant në qytetin Offenbach më 15 nëntor.
 
Por më vonë, në parkun e veturave, ajo u sulmua brutalisht me një shkop nga një prej meshkujve i cili i shkaktoi lëndime të rënda në kokë, raportojnë mediat gjermane.  
 
Prindërit e saj u pajtuan me fatkeqësinë, pasi mjekët u thanë atyre se ajo kurrë nuk do të rimarrë vetëdijen dhe truri i saj u deklarua i vdekur, transmeton lajmi.net. 
 
Tugce, e cila ishte me origjinë turke, është përshëndetur si një hero në të gjithë Gjermaninë, ku me mijëra njerëz u bashkuan për të ndezur qirinjnë nderim të saj jashtë restorantit ku ajo u përball me sulmuesit. (lajmi.net)