Gjermania kundër “mikut të Putinit”

Ish Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është vënë në një pozitë të vështirë sepse ka mbrojtur shokun e tij të ngushtë Vladimir Putin, duke paralajmëruar për rreziqet e izolimit të Presidentit rus për shkak të krizës në Ukrainë.

Bota

27/03/2014 23:03

Ish Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është vënë në një pozitë të vështirë sepse ka mbrojtur shokun e tij të ngushtë Vladimir Putin, duke paralajmëruar për rreziqet e izolimit të Presidentit rus për shkak të krizës në Ukrainë.

Schroeder, 69, është gjykuar sepse ka folur në të mirë të Moskës dhe kundër pozicionit të Qeverisë Gjermane, jo për shkak të pagës së tij prej 250 mijë euosh si kryetar i bordit për një ndërmarrje të përbashkët të tubacioneve që është në monopol me Gazprom-in rus.

“Schroeder është duke e shpërndarë propogandën e Kremlinit dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se ai është i paguar për të qenë zëdhënës i Rusisë”. Thotë Manuel Sarrazin, i cili është anëtar i Komitetetit për Punë të jashtme në Parlamentin Europian.

“Ai është në shërbim të Rusisë me një konflikt të madh të interesit”, ka thënë Sarrazin për Reuters.

Por disa këshlltarë të Angela Merkel thonë se kjo që po bën Schroeder nuk e dëmton aspak Gjermaninë.

“Nuk mendoj se miqësia në mes atij (Schroeder) dhe Putin i bën keq Gjermanisë”, thotë eksperti për politikë të jashtme Philipp Missfelder.

Kancelar prej vitit 1998 deri 2005, Schroeder ka qenë shok i Putinit në Perëndim që prej izolimit të bërë nga presidenti i SHBA-s George W. Bush kundërshtoi pushtimin e Irakut në vitin 2003. Schroeder hedh poshtë çdo sugjerim se lidhjet e tij të biznesit me Moskën ndikojnë në pikëpamjet e tij.

Schroeder ka kritikuar hapat të cilat çojnë deri tek largimi i Rusisë nga G8-ta, dhe ka mbështetur Kremlinit  zyrtar për të krahasuar se aneksimi i regjionit të Krimesë është e ngjashme me intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999- gjë për të cilën ai personalisht kishte ndihmuar që të ndodhte, sepse në atë kohë ishte Kancelar i Gjermanisë.