“Gjergjaj dukej më pak si kobër dhe më shumë si mi”

Mediet angleze kanë vazhduar ta thumbojnë Arnold Gjergjajn, pas humbjes nga David Haye në raundin e dytë.

Sport

22/05/2016 14:50

Për Mirror, boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj i njohur ne nofkën Kobra, nuk ishte as afër ta arsyetonte këtë epitet.

“Gjergjaj dukej më pak si kobër dhe më shumë si një mi që mundohej të fshihej nga grushtet dhe goditjet e fuqishme të Haye”, shkruan Mirror, përcjell Lajmi.net.

Kjo ishte humbja e parë në karrierën e boksierit shqiptar, përderisa Haye e vazhdon rrugëtimin për titull kampioni të botës.

YouTube player