Gjendet thesari i vërtetë i anijes më të pasur britanike të mbytur para 334 viteve

Eksploruesit nënujorë kanë zbuluar fragmente të anijembytjes më të pasur të Britanisë dhe kjo për shkak të stuhive të kohëve të fundit e cila ka zhvendosur rërën dhe duke i lejuar ata të zbulojnë topa dhe ankorime në Loe Bar pranë Cornwall.

Fun

11/06/2018 17:28

Anija tregtare, e quajtur Presidenti dhe në pronësi të Kompanisë së Indisë Lindore, u mbyt në vitin 1684 me një ngarkesë me diamante dhe perla të çmuara me vlerë 10.7 milionë dollarë. Zbuluesit nga Anglia Historike David Gibbins dhe Mark Milburn shpjeguan se deri kohët e fundit kushtet e motit nuk i kishin lejuar ata të hynin në ujë, pasi “hyrja dhe dalje janë të pabesë edhe me valët më të vogla”, transmeton lajmi.net.

Gibbins vazhdoi të shpjegojë se ata kishin zbuluar topat e paparashikuara dhe një spirancë gjatë zhytjes.

“Gjatë zhytjes tonë ne ishim të entuziazmuar për të zbuluar shtatë topë dhe një spirancë në vend, vetëm pak metra larg bregut në më pak se shtatë metra thellësi. Ne ishim duke eksploruar një zonë ku objekte nuk u regjistruan më parë …”. /Lajmi.net/