Gjendet harta e vjetër 500 vjeçare e Antarktidës, shikoni se si dukej në atë kohë ky kontinent (Foto)

Një hartë e pabesueshme më shumë se 500 vjeçare tregon se si dukej në atë kohë kontinenti i Antraktidës.

Fun

19/07/2017 14:24

Harta e vizatuar në lëkurën e gazelës, mbeti e paprekur derisa u zbulua në vitin 1929 në biblotekën në Pallatin Topikal në Stamboll, transmeton lajmi.net.

Ekspertët analizuan diagramin dhe e kuptuan se ai portretizon një përshkrim të saktë të botës.
Gustav Deissman, teologu gjerman që e zbuloi atë, u habit nga Antraktida.

Duket se kjo hartë tregon një kontinent pa akull. Harta i ka dhënë një besim një numri të madh të teorive të komplotit që sugjerojnë se ka baza të fshehura nën Antraktidën dhe se rajoni mund të jetë në fakt një rajon i banueshëm.

Siç raportohet nga Daily Star Online, një video e pabesueshme e filmuar në vitin 1949 zbulon se pjesët e Antarktidës janë në të vërtetë të ngrohta.

Teoritë e tjera të egra pretendojnë se nazistët mund të kenë ndërtuar një bazë të fshehtë nëntokësore atje gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Lajmi.net/